Pas rezultateve të dobëta kohëve të fundit dhe disfatës nga Fiorentina të shtunën, ‘rossonerët’ mund ti gëzohen rikthimit të Andrea Kontit, i cili ishte ‘harruar’ nga tifozët ‘kuqezi’, kjo për shkak dëmtimeve, që e kishin lënë jashtë skuadrës së Xhenaro Gatuzos.
Pas plotë 483 ditëve, Konti më në fund u rikthye në fushën e blertë.
Mbrojtësi italian u inkuadrua në lojë nga bankina në ndeshjen ndaj Fiorentinës duke zëvendësuar Ignacio Abaten. Konti për herë të fundit në një ndeshje me Milanin kishte luajtur gjatë muajit gusht të vitit 2017-të.
Konti, Milanit i ishte bashkuar me 7 korrik të vitit 2017-të, ndërsa debutimin e tij e kishte bërë 20 ditë më vonë në ndeshjet paraeliminatore të Liga Europa kundër skuadrës së Krajova. Me 15 shtator 24-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë në gju gjatë një stërvitje. Pas një pauze të gjatë, Konti sërish u rikthye në stërvitje, për të dëmtuar sërish gjurin e njëjtë.
Të shtunën, më në fund Konti priti atë momentin e tij, duke regjistruar minutat e para në një ndeshje zyrtare, mirëpo që fatkeqësisht në fund Milani i tij u mund nga Fiorentina në ‘San Siro’.