Xherdan Shaqiri ka zbuluar mesazhet që ka marrë pas shkarkimit të trajnerit të Mançester Junajtedit, Hoze Murinjo.
‘Kam marrë shumë mesazhe kur doli lajmi. Të gjithë më thonin që e kisha unë fajin për këtë’, – tha futbollisti shqiptarë i Liverpullit për ‘The Guardian’.
‘Nuk mendoj se shkarkimi erdhi për humbjen ndaj nesh. Kishte disa arsye të tjera’, shtoi Shaqiri, i cili në ndeshjen e fundit ndaj Mançester Junajtedit zhvilloi ndeshjen e tij ndoshta më të mirë, prej kur se i është bashkuar skuadrës së Liverpullit.
Futbollisti gjilanas, edhe pse në atë ndeshje luajti si zëvendësues, duke u inkuadruar në lojë në minutën e 70-të, ai në fund doli të jetë përcaktues për fatin e takimit, duke shënuar dy gola të shpejtë brenda 7 minutave (73’, 80’), dhe duke i siguruar në këtë mënyrë fitoren 3:1 Liverpullit, skuadër kjo që pas 17 xhirove po udhëheq vallën në Premierligë.