Për shkak problemeve me lëndimet e mbrojtësve të saj, Samuel Umtit dhe Tomas Vermalen, Barcelona ka vendosur që tani të përforcohet në këtë repart. Skuadra ‘katalunase’ edhe zyrtarisht ka njoftuar për angazhimin e mbrojtësit të Valencias, Hejson Muriljo.
👀 Find out all the details about, @JeisonMurillo19, Barca's new signing!
👉 https://t.co/Is0K3Doz9n
⚽️ #EnjoyMurillo— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 20, 2018
Kolumbiani në ‘Kamp Nou’ do të qëndrojë deri në fund të sezonit, ndërsa për këtë huazim Barcelona skuadrës së Valencias do ti paguajë 2 milion euro. Në rast se Muriljo kënaq drejtuesit dhe trajnerin e Barcelonës, skuadra ‘katalunase’ mund ta blejë kartonin e tij, nëse do të paguante 25 milion euro.
Prezantimi i tij para mediave do të ndodh të enjtën e ardhshme, me 27 dhjetor. Kolumbiani këtë edicion me Valencian ka regjistruar vetëm 3 paraqitje, pasi trajneri Marselinjo nuk llogaritë në shërbimet e tij.
👋 ¡Bienvenido @JeisonMurillo19!
🇨🇴 Welcome! Benvingut!
⚽️ #EnjoyMurillo
🔵🔴 #EnjoyBarça pic.twitter.com/aE8eQI40ez— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 20, 2018