Mançester Junajtedi Ole Gunar Solskjaer do të jetë ndryshe nga ai i Hoze Murinjos, kjo edhe për faktin se klubi ka vendosur të ndërhyjë në merkaton e janarit për të sjellë të paktën 3 përforcime për trajnerin e ri, nga një për çdo repart.
Përforcimet kushtëzohen edhe nga fakti se skema e re e trajnerit të “djajve të kuq” do të jetë 4-2-3-1, ashtu që në mbrojtje sipas të përditshmes britanike “Mirror”, do të synohet transferimi i lojtarit të kombëtares angleze, Hari Maguire, që aktualisht është pjesë e Lesterit.
Këtë futbollist Murinjo te Mançesteri e kërkonte edhe në merkaton e verës, mirëpo deri te një transferim i tillë nuk erdhi.
Ndërkohë për sulmin, që këtë sezon ka çaluar shumë, synohet lojtari i Uest Hamit, Marko Arnautoviç, që konsiderohet i përshtatshëm për skemat e trajnerit Solskjaer. Sulmuesi 29-vjeçar i kombëtares austriake do ta ndihmonte më shumë Lukakun në repartin e avancuar.