Xhengis Rexhepi prej sot edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e skuadrës nga Superliga e Kosovës, KF Llapi, njofton ‘infOSport.mk’. Strategu tetovar me skuadrën nga Podujeva ka nënshkruar kontratë për 6 muaj, me shpresë së në fund të sezonit me skuadrën e tij të re do të nxjerrë më të mirën.
Stinorin vjeshtorë Llapi e mbylli në pozitën e tretë me 35 pikë, 5 më pak se skuadra kampione e vjeshtës, Prishtina.
Rexhepi në postin e trajnerit te kjo skuadër do të zëvendësojë Bekim Shotanin, i cili nga rradhët e Llapit u largua gjatë ditës së djeshme.
Për Xhengis Rexhepin, i cili njëkohësisht do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e ndihmës seleksionuesit te përfaqësuesja A e Maqedonisë, do të jetë kjo hera e dytë që do të punojë në futbollin kosovar, pas asaj aventure të shkurtë sezonin e kaluar te skuadra e KEK-ut.