Elif Elmas dhe Fenerbahçe nuk kanë arritur të marrin fitore as ndaj Erzurumit në ndeshjen e fundit të xhiros së 16-të në Superligën e Turqisë, pasi gjigandët turq barazuan me rezultat 2:2. Aju dhe Shkrtel shënuan golat për Fenerin, ndërsa Erzurumi barazoi me Basan dhe Thy, me këtë të fundit që realizoi në minutat shtesë, duke ia shmangur fitoren vendasve.
Kështu reprezentuesit të Maqedonisë Elif Elmas dhe Fenerbahçes nuk i sjell fat as trajneri i ri Ersun Janal që u emërua të premtën në stolin e “verdhekaltërve”, por as shoku i fëmijërisë dhe njëkohësisht futbollist i Shkëndijës së Tetovës, Omar Imeri që ishte prezent në stadiumin “Shukru Saraçolu” të Stambollit për të ndjekur nga afër Elif Elmasin dhe për t’i dhënë përkrahje.
Për momentin Fenerbahçe renditet e parafundit në renditjen tabelare të Superligës turke me vetëm 15 pikë të tubuara, ndërsa xhiron e ardhshme e luan në transfertë ndaj Antalyasporit./InfOSport.mk