Me 29 dhjetor do të bëhen pesë vjet nga lëndimi i rëndë i Michael Schumacher pas një rrëzimi gjatë skijimit në alpet franceze.
‘Sportsmail’ ka mësuar se ylli i garave nuk është i shtrirë në shtrat, por kërkon kujdes mjekësor (të infermierëve).
Bashkëshortja e Shumaherit, Korina, me të cilën ai u martua në vitin 1995, ka insistuar në fshehtësinë e gjendjes së tij, një kërkesë që është mbajtur me besnikëri nga të gjithë ata rreth tyre.
‘Miqtë nuk flasin. Nëse nuk veprojnë kështu, ata nuk janë më miq. Kujdesi i përhershëm dhe fizioterapia kushton më shumë se 50,000 funte në javë’.
Banorët vendas në Gland, një qytet me 13,000 banorë që ndodhet midis Gjenevës dhe Lozanës, e dinë situatën më të fundit mjekësore të superyllit që jeton në mesin e tyre.