Xherdan Shaqiri pa dyshim se të dielën ishte personazhi kryesor i futbollit europian. Futbollisti shqiptarë me dy golat e tij i dha fitoren Liverpullit në derbin e përjetshëm ndaj Mançester Junajtedit, edhe përkundër faktit se në lojë u inkuadrua vetëm në minutën e 70-të.
Shaqiri vetëm pas 3 minutave të kaluara në fushën e gjelbërt arriti që të realizojë golin e tij të parë, ndërsa në minutën e 80-të me këmbën e tij të majtë realizoi edhe golin e dytë personal, duke vendosur rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Liverpulli , Mançester Junajtedi 1.
Këto dy gola pa dyshim se emocionuan shumë tifoz të futbollit, në veçanti ato shqiptarë dhe të skuadrës së Liverpullit, ndërsa edhe më shumë emocionuan komentatorin e Digitalb Supersport, Ylli Aga, i cili ishte perfekt gjatë gjithë komentimit të tij në ndeshjen e së dielës të zhvilluar në ‘Enfilld Roud’ midis dy skuadrave gjigande angleze.
Komentin e Ylli Aga mund ta ndiqni duke klikuar KËTU.