E bujshme, ish mbrojtësi i Mançester Junajtedit realizon ‘hat-trik’ brenda 25 minutave (VIDEO)

Skuadra gjigande holandeze e Ajaksit sot në kuadër të javës së 16-të në ‘Eredevisie’ turpëroi De Grafshapin, duke e mundur me rezultatin 8:0. Në këtë mënyrë Ajaksi vazhdon të ruajë pozitën e dytë në renditje, me dy pikë më pak se PSV Ajndhoveni. Është interesant fakti se edhe PSV Ajdhoveni dhe Ajaksi kanë gol-averazhin e njëjtë pas 16 javëve të para, 57:7.

Dy futbollistë të Ajaksit në takimin e së dielës ndaj Grafshapit realizuan nga 3 gola, Zieh (32’, 62’, 69’) dhe Dejli Blind (65’, 75’, 90’), teksa nga një gol tjetër shtuan edhe Dushan Tadiç (18’) dhe Nusair Mizraui (25’).

Ish futbollisti i Mançester Junajtedit, Dejli Blind ‘tripletën’ e tij e realizoi brenda 25 minutave, ndërsa vlen të theksohet goli i tij i parë i shënuar nga një distancë shumë e largët me të majtën e tij, që njëherit është edhe arma më e fuqishme e tij.

 

Leave a Reply