Sulmuesi i krahut te Shkëndija e Tetovës, Marian Radeski do t’iu rikthehet stërvitjeve në muajin janar. Ky është lajmi më i mirë për “kuqezinjtë” me Radeskin që është duke u rikuperuar nga lëndimi që kishte me ligamentet e këmbës dhe pritet që me 4 janar kur Shkëndija do të nis përgatitjet dimërore edhe ai do të nis me stërvitje të lehta, ndërsa në mars pritet që të jetë i gatshëm edhe për ndeshje zyrtare.
Radeski është jashtë fushave gati 6 muaj, pasi u lëndua në transfertën me TNS-në të zhvilluar në kuadër të xhiros së parë të eliminatoreve në Ligën e Kampionëve. Rikthimi i Radeskit do të gëzojë edhe stafin teknik te përfaqësuesja e Maqedonisë, pasi 23 vjeçari ishte standart i përfshirë në formacionin titullar të seleksionuesit Igor Angellovski.