Zgjimi nga ‘vdekja’ e Tajson Fjurit në raundin e 12-të kundër Deontej Vilder ka mahnitur pothuajse secilin, mirëpo jo edhe Entoni Xhoshuan. Ai ka provuar të shpjegojë se si Fjuri ka arritur të zgjohet nga ai nokaut që për shumë kë do të ishte fatal.
“Mendoj se ai ishte i lodhur. Vilder nuk e goditi fort atë, si një nokautues i vërtetë. Fjuri ishte i lodhur dhe pati nevojë për ato pesë sekonda të qëndrojë i shtrirë, pastaj u ngrit” – ka thënë Xhoshua për “iFL TV”.
Duket se britaniku më shumë ka thumbuar Vilderin, duke insistuar se goditja e tij nuk ishte mjaftueshëm e fortë, sesa që ka nënvlerësuar Tajson Fjurin.
Xhoshua ndeshjen e radhës do ta ketë më 13 prill, ndërsa ende nuk dihet se cili do të jetë kundërshtari i tij i ardhshëm, edhe pse dëshira e tij e madhe është që të përballet me amerikanin, Vilder.