Allegri: Gjithë titujt janë të rëndësishëm, por ai me Milani më i veçanti

Juventusi të dielën festoi titullin e gjashtë radhazi në “Seria A”, të tretin nën drejtimin e trajnerit Masimiliano Allegri.

Tekniku italian shprehet mjaft i lumtur për këtë titull të fituar, por kërkon përqëndrim të vëmendjes për ndeshjen finale të 03 qershorit në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian kundër Realit të Madridit, skuadër kjo e cila gjithashtu dje festoi titullin e kampionit në LA Liga.

“Jam shumë i lumtur për titullin e fituar. Është trofeu i dytë brenda javës, por ai më i rëndësishmi do të diskutohet më datë 3 qershor, ndaj Realit”, tha Allegri.

Allegri, i cili ka fituar katër tituj të Serisë A në karrierën e vet, një më Milanin dhe tre me Juventusin thotë se titulli i fituar me ‘Rossonerët’ është më i veçanti.

“Çdo titull është i rëndësishëm, por më i veçantë ishte ai me Milanin, pasi ishte i pari që unë fitoja”, u shpreh Allegri.

Leave a Reply