Muriqi shënon dhe Rizesporin nga disfata e shpëton (VIDEO)

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka rezultuar deçiziv për skuadrën e tij, Rizespor, duke e shpëtuar nga disfata në përballjen e javës së 16-të kundër Alanyaspor, njofton ‘infOSport.mk’.

Muriqi shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij në minutën e 56-të, duke barazuar shifrat në 1:1, pas atij goli të shënuar të mysafirëve nga ana e Fernandesh (42’).

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje të dyja skuadrat humbën nga një penalti. Marokeni Sadane nuk doli të jetë i saktë për ekipin vendas në minutën e 51-të, teksa autori i golit për Alanyaspor, Fernandesh, në minutën e  77-të nuk arriti që të shënojë edhe golin e dytë personal, dhe ndoshta të fitores për mysafirët.

Falë golit të sotëm Muriqi arriti në shifrën e 5 golave të shënuar në 16 ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit turk, ku Rizespor mban vetëm pozitën e fundit me 11 pikë.

 

 

Leave a Reply