Mohamed Sallah edhe për të dytin vit me rradhë është shpallur “Futbollisti Afrikan i Vitit”, një çmim ky që jepet nga BBC në Angli.
Sulmuesi i Liverpullit doli fitues ndaj Medhi Benatia, Kalidu Koulibalit, Sadio Mane dhe Tomas Partej me 650 mijë vota, duke vendosur rekord. Egjiptiani u bë protagonist këtë sezon me Liverpullin duke shënuar 44 gola në 52 ndeshje për gjigantin anglez.
“Është një ndjesi shumë e bukur të fitosh sërish. Jam i lumtur dhe dua ta fitoj edhe vitin tjetër”, – tha Sallah pasi iu dorëzua çmimi.
26-vjeçari u bë protagonist edhe me Egjiptin, duke shënuar dy gola në ndeshjen e fundit që i siguroi kualifikimin për në Botëror pas plotë 28 vitesh.
“Kanë qenë shumë momente të bukura përgjatë vitit 2018. Ndeshja kundër Romës në ‘Enfilld Roud’ ishte e pabesueshme. Po shënoj gol dhe po ndihmoj skuadrën të marrë pikë dhe të qëndrojë në krye të kampionatit. Kjo është gjithmonë një ndjenjë e madhe”, – shtoi ai më tej.
Si përfundim Salah shtoi se për vitin 2019 do ishte shumë i lumtur nëse fitonte ndonjë titull me Liverpullin.