Trajneri i Boka Xhuniors, Guiljerme Baros Skeloto ka konfirmuar për mediat se nuk do të jetë më në krye të skuadrës argjentinase. Humbja në finalen e ‘Copa Libertadores’ në ndeshjen e dytë në “Santiago Bernabeu” ndaj armiqve të përjetshëm të River Plejt (3:1) nuk është kapërdirë lehtë nga presidenca e klubit.
“Falënderoj të gjithë futbollistët, tifozët dhe klubin. Dua të largohem në paqe me tifozërinë. Kam përjetuar mbështetjen e tyre si lojtar dhe si trajner, ka qenë e pabesueshme”, – deklaroi Skeloto.
Në një mënyrë ky ishte një shkarkim i vetvetes, sepse vetëm pak orë më parë krerët e skuadrës e konfirmuan si trajner edhe për të ardhmen.