UEFA ka përzgjedhur golin më të bukur të javës së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Më i miri me plotë të drejtë rezultoi të jetë ai i Osman Dembeles, sulmuesit të Barcelonës, i cili realizoi një gol fantastik në ndeshjen ndaj Totenhamit, e vlefshme për grupin B, e që në fund ishte mbyllur me barazimin 1:1.
Francezi shfrytëzoi një kundërsulm, duke u shkëputur si raketë nga futbollistët kundërshtarë, që më pas finalizojë gjithçka me një qetësi të jashtëzakonshme.
Ousmane Dembele Goal Barcelona Vs Tottenham 1 – 0 #BARTOT pic.twitter.com/0y0y1ydJ94
— Sports Central (@SportsCentralT) December 11, 2018