Paraqitjet e shkëlqyeshme në dy sezonet e fundit me te skuadra e JyPK futbollistes shqiptare Gentiana Roçi i kanë siguruar transferim te kampioni i Finlandës, PK-35 Vantaa. Futbollistja strugane Gentiana Roçi transferohet te kampioni i Finlandës PK-35 Vantaa. Pas dy viteve të shkëlqyeshme me Jyvaskylan PK, 24 vjeçarja bën hapin e rradhës përpara dhe kalon në ekipin që fitoi titullin e kampionit. Shqiptarja shihet si përforcim i madh jo vetëm për kampionatin vendor, por edhe për paraqitjet në Ligën e Kampionëve në konkurencë të femrave.
Duke vlerësuar paraqitjet e shkëlqyeshme me tashmë ish-ekipin e saj, realizimin e kësaj lëvizje e bëri të mundshme menaxheri dhe ambasadori i sportistëve shqiptarë Besim Isa, i cili bën punë jashtëzakonisht të mirë në tregun finlandez dhe më gjërë. Për Gentiana Roçin kjo do të jetë skuadra e dytë në Finlandë, ndërsa kujtojmë se ajo fitoi çmimin ‘Golashënuesja më e mirë’ për sezonin e kaluar kur në 20 ndeshje realizoi 20 gola. Paraprakisht Roçi ka luajtur në Gjermani me Bayer Leverkusen dhe Cloppenburg./InfOSport.mk