PSV Eindhoven kërkon të blejë Arjen Robben që në merkaton e janarit. Sulmuesi anësor holandez, 34 vjeç, nuk është më i pazëvendësueshëm te Bayern Munich që kur shpalli se do të largohet në fund të sezonit.
Robben e njeh shumë mirë PSV, pasi ka luajtur për dy vite nga 2002 deri në 2004, përpara se të blihej nga Chelsea. Tani klubi i Eredivisie pretendon se ka kontaktuar Robben për rikthimin e tij 14 vite më pas.
“Kemi pasur kontakte. Mark van Bommel, i cili ka luajtur me Arjen, i ka dërguar një mesazh,” shprehet drejtori sportiv Gerbrands.
“Por është në dorë të Robben për të marrë vendimin.”
Robben ka bërë 15 paraqitje në të gjithë kompeticionet këtë sezon, por nuk ka luajtur që në nëntor ndaj Benfica-s.