Të hënën, më 17 dhjetor, në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i fazës së 1/8-ave të finales në kuadër të Ligës së Kampionëve, pasi tashmë janë përcaktuar të gjitha skuadrat që e kanë kaluar fazën e grupeve.
Në këtë fazë është Premierliga angleze që dhuron më shumë skuadra, gjithsej 4, duke lënë pas vetes La Liga-n spanjolle, që në këtë fazë do të futet me 3 skuadra, po aq sa Bundesliga gjermane, nga dy skuadra kanë dhuruar ‘Serie A’ dhe ‘Ligue 1’, teksa me nga një përfaqësues do të garojnë kampionati elitar portugez dhe ai holandez.
Bajern Munih, Barcelona, Borusia Dortmund, Juventus, Mançester Siti, Porto, PSZH dhe Real Madrid janë kualifikuar si të parat në grupet respektive ndaj ndodhen në vazon e parë, ndërsa në vazon e dytë janë Ajaksi, Atletiko Madridi, Lioni, Liverpulli, Mançester Junajtedi, Roma, Shalke 04 dhe Totenhami.
Në 1/8 projektohen disa përplasje të mëdha, pasi në vazon e dytë ndodhet emra shumë të rëndësishëm si Mançester Junajted, Atletiko Madrid, Liverpull apo edhe Roma, duke mos harruar këtu edhe një super Totenham që në fazën në grupe fitojë betejën ndaj Interit.