Kombëtarja shpresa e Shqipërisë si dhe ajo e Kosovës do të luajnë në grup të njëjtë në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2021, që do të mbahet në Hungari dhe Sloveni.
Kështu vendosën goglat më shortin e hedhur sot në Nion të Zvicrës, ku Kosova dhe Shqipëria së bashku do të luajnë në grupin e 3-të kualifikues.
Përveç dy skuadrave shqiptare, pjesë e këtij grupi do të jenë edhe Anglia, Austria, Turqia dhe Andorra.
Fushata kualifikuese nis më 18 mars të vitit 2019-të, teksa e njëjtë pritet të mbyllet më 13 tetor të vitit 2020.