Ish tekniku i Kombëtares shqiptare, Xhiani De Biasi mund të marrë drejtimin e Kombëtares së Azerbejxhanit, që dështoi në luftën ndaj përfaqësueses së Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ky është lajmi që vjen nga përtej atlantikut, aty ku mediat vendase pohojnë se De Biasi është në rrugën e duhur për tu rikthyer në drejtimin e një tjetër ekipi kombëtar.
“Tuttomercatoëeb” shkruan sot se ish-trajneri i Shqipërisë ka pasur një kontakt nga përfaqësuesit e kombëtares azere, ndërsa kjo javë pritet të ketë lajmë të rëndësishme për trajnerin që dërgoi Shqipërinë në fazën finale të Euro 2016. Kombëtarja e Azerbajxhanit nuk arriti të përmbushte pritshmëritë në Ligën e Kombeve.
Azerbajxhani ishte pjesë e grupit 3 në Ligën D të Kombeve, bashkë edhe me përfaqësuesen e Kosovës, që arriti të kalonte për në fazën tjetër.
Pikërisht ky dështim ka shtyer drejtuesit e Federatës për të menduar për trajnerin e ri, ndërsa emri i De Biasit është më i preferuari, kjo edhe për shkak të suksesit me Shqipërinë, pasi nga një ekip modest dhe pa shumë kualitet, arriti që ‘kuqezinjtë’ ti dërgonte në Europianin e vitit 2016-të në Francë.