Barcelona me 31 pikë po kryeson renditjen në La Liga, ndërsa në fundjavë në derbin ‘katalan’ mundi Espanjollin me rezultatin e thellë 4:0. Megjithatë na taborin e skuadrës kampione të Spanjës, ka edhe prej atyre futbollistëve që nuk janë të kënaqur, dhe që po mendojnë largimin e tyre në merkaton e janarit.
Njëri prej tyre është Arturo Vidal, i cili nuk është i kënaqur aspak nga hapësirat e dhëna nga ana e trajnerit Ernesto Valverde.
Mesfushori kilian u transferua te Barcelona në verë nga rradhët e Bajernit të Munihut, ndërsa edhe pse numëron 19 ndeshje me ‘katalunasit’ në të gjitha garat (12 ndeshje dhe 2 gola në La Liga), ai në shumicën e tyre është inkuadruar në lojë nga bankina.
Kiliani dëshiron të jetë titullar në ndeshjet e La Ligës dhe në Ligën e Kampionëve, por që konkurrenca e lartë, ka bërë që ai të mbetet në stol.
Ai tashmë seriozisht po mendon largimin nga ‘Kamp Nou’, ndërsa e gjithë kjo ka aktivizuar shumë skuadra europiane, që dëshirojnë të shohin kilianin 31-vjeçar në rradhët e tyre.