I shënoi brenda dhe jashtë, madje i eliminoi i vetëm nga Kupa kampionët aktual Shkëndijën e Tetovës dhe shkëlqeu gjithashtu edhe me ekipet tjera. Është super-sulmuesi si Janik Makota që luan të Pobeda e Prilepit.
Një i tillë do i nevojitej FC Shkupit për ta mbuluar repartin e sulmit e sidomos tash kur edhe Bazhe Ilijoski është larguar nga tabori i skuadrës nga Çairi. Ashtu siç arrihet të mësohet, drejtuesit e Shkupit janë vënë në “aksion” dhe janë të interesuar për të fituar shërbimet e Makotas, me këtë të fundit që mund të bëjë një lëvizje të tillë, për dy arsye, e para se kalon në një klub me ambicie më të mëdha dhe për Europë dhe e dyta se te skuadra e Prilepit po vuajnë me pagesën e pagave në muajt e fundit.
Deri më tani nuk ka asgjë konkrete, por nëse një gjë e tillë arrihet të realizohet, atëherë ky do të jetë një super-përforcim për FC Shkupit dhe në gjysmësezonin pranveror do të jetë një Shkup edhe më fortë e sidomos në finalizime.
Futbollisti kamerunas më herët ka luajtur në kampionate e rangeve të dyta të Europës si Francës, Portugalisë e Belgjikës, ndërsa në Maqedoni është aventura e parë për të.