Çelzi i shkakton disfatën e parë Sitit, Liverpulli i Shaqës merr kryesimin (VIDEO)

Çelzi i ka shkaktuar disfatën e parë Mançester Sitit këtë edicion në Premierligë, duke i mundësuar Liverpullit të Xherdan Shaqirit që të marrë kryesimin në renditje, njofton ‘infOSport.mk’. Në derbi ndeshjen e javës së 16-të, Çelzi shënoi fitore 2:0 ndaj kampionëve në fuqi të Anglisë, duke u rikthyer përkohësisht në pozitën e tretë, të cilën e ndanë bashkë me Arsenalin, që gjatë ditës më herët me rezultatin minimal 1:0 mundi Hadersfilldin.

Ndryshe sa i përket takimit në ‘Stemford Brixh’, atë e vendosën Ngolo Kante me një gol të shënuar në fundin e pjesës së parë, dhe David Luiz, i cili në minutën e 78-të edhe për herë të dytë arriti që të mposhtë portierin Ederson.

Kështu pas 15 javëve pa disfatë, skuadra e Guardiolas duheshe të pajtohet me disfatën e parë sezonale, që i largon ata nga kreu, që tashmë mbahet nga Liverpulli që ka 42 pikë, një më shumë se Siti.

Rikujtojmë gjatë ditës së sotme Liverpulli si mysafir me rezultatin 4:0 mundi Burnmautin, falë tripletës së parë të këtij sezoni të Mohamed Sallah, ndërsa goli tjetër për ‘redsat’ ishte pjesë e futbollistit vendas, Kuk, që realizoi autogol.

Leave a Reply