Kjo fundjavë rezervon një prej sfidave më interesante në futbollin europian. Dy prej gjigantëve të Premierligës, të cilët çështjen titull e kanë terren të shkelur do të përballen të shtunën në ‘Stemford Brixh’ me Çelzin dhe kampionët në fuqi të Anglisë së Mançester Sitit që pritet të dhurojnë emocione pa fund.
Edhe pse kjo ndeshje ka gjithë elementët për t’u konsideruar një klasike, Siti duket më i favorizuar pasi ‘Blutë’ e Londrës vijnë në këtë duel pas një humbjeje të pazakontë të shënuar në mesjavë, 2:1 ndaj Vulverhemptonit duke numëruar tashmë 2 disfata në tre takimet e fundit.
Organika e Mauricio Sarrit do të tentojnë të rikthehet tek fitorja me synimin për t’u ringjitur në katërshen elitare të tabelës së klasifikimit. Nga ana tjetër ‘qytetarët’ do të udhëtojnë në këtë transfertë pas suksesit të fundit që morën ndaj Vatfordit ditën e martë.
Në 5 takimet e fundit që titanët e kampionatit anglez kanë zhvilluar mes tyre nuk është shënuar asnjë barazim, me Sitin që ka fituar tre takime dhe dy të tjera që i kanë takuar Çelzit.
Ndërkohë nga nëntë takimet e fundit në të gjitha kompeticionet mes gjigantëve anglezë, Siti ka fituar katër dhe ka barazuar një. Për të prishur balancën e statistikës së fundit flet forma me oshilacione e ‘Bluve’ të Londrës të cilët pas një starti mbresëlënës të sezonit kanë pësuar tashmë ulje-ngritje. Dy humbje radhazi ndaj Totenhamit e dhe Vulverhemptonit duket se e pohojnë një fakt të tillë.
Ndërkohë Siti mbetet i pamposhtur në kampionat me 13 fitore dhe dy barazime, çka praktikisht i ka mbajtur në fronin e klasfikimit për gjatë gjithë këtyre muajve të kampionatit. Sidoqoftë fakti që Çelzi nuk prezantohet në formën më të mirë të mundshme në sfidën ndaj Sitit, jodomosdoshëmrisht nënkupton inferioritet ndaj tyre pasi ‘Blutë’ e Londrës kanë mjaftueshëm potencial dhe kualitet në organikë për t’i krijuar skuadrës së Pep Guardiolës probleme serioze.
Edhe pse skuadra e Guardiolës vjen si favorite në këtë ndeshje ndaj Çelzit do t’i duhet të tregojë dhëmbët në mënyrë që të vijojë serinë e fitoreve. Deri më tani ‘qytetarët’ numërojnë 45 gola të shënuar dhe vetëm 6 të pësuar.
Sezonin e shkuar skuadra nga Mançesteri pësonte humbje vetëm nga ekipe si Liverpulli dhe Mançester Junajtedit ndaj do të kërkojnë që të ruajnë supermacinë e titullit duke përfituar nga forma jo shumë e mirë e Çelzit.