Derbi italian ndërmjet Juventusit dhe Interit është mbyllur në favor të kampionëve të Italisë, që mundën me rezultat minimal skuadrën nga Milano. Ndeshja e zhvilluar në kuadër të xhiros së 15-të në Seria A, në pjesën e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa goli i vetëm që vendosi këtë derbi të zhvilluar në “Alianz Arena” u shënua nga Mario Manxhukiq në minutën e 66-të.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi, me bardhezinjtë e Alegrit që dolën kokën lartë nga kjo përballje. Pas kësaj fitore Juve vazhdon kryesimin në Seria A me 43 pikë të tubuara, ndërsa Interi i udhëhequr nga Spaleti mbetet në vendin e tretë me 29 pikë në konto./InfOSport.mk