Guangzhou i Kinës me ofertë për Malkomin

Aventura e Malcom te Barcelona nuk ka nisur ashtu siç pritej nga lojtari, që aktivizohet shumë pak nga trajneri Valverde. Braziliani shënoi në kupë dhe u dëmtua (pritet të rikthehet pas 2 javësh), por që në janar ai mund të marrë rrugën e gjatë drejt kampionatit kinez. Eshtë Guangzhou Evergrande që bleu Paulinhon nga katalanët në verë që kërkon shërbimet e brazilianit tjetër Malcom dhe ka gati një ofertë huazim me të drejtë blerjeje 45 milionë euro. Malcom, për momentin, nuk është shprehur për një transferim të tillë, por do të jetë e vështirë që ai të pranojë largimin pas vetëm 6 muajsh nga Barcelona e për më tepër në kampionatin kinez në një moshë të tillë.

Leave a Reply