Ilievski kësaj rradhe fton 3 shqiptarë te Maqedonia U21

Për dallim nga herave të kaluara kur me përfaqësuesen U21 të Maqedonisë ftonte vetëm një shqiptarë, kësaj rradhe trajneri i shpresave të vendit ka grumbulluar 3 futbollistë shqiptarë, përfshirë këtu të zakonshmin Agron Rufati (Istra 1961),  si dhe Nehar Sadikin (Admira Vaker), dhe Erdon Dacin (Konjaspor), njofton ‘infOSport.mk’.

Për këtë të fundit është kjo hera e parë që ftohet me përfaqësuesen U21 të Maqedonisë, e cila nga data 14 deri me 20 dhjetor në Dojran do të grumbullohet në një kamp stërvitor, përmes të cilit Ilievski do të ju jap mundësinë një pjese të futbollistëve që nuk kanë pasur shansin të luajnë deri më tash.

Për këtë kamp stërvitor në Dojran, Dobrinko Ilievski ka ftuar gjithsej 25 futbollistë, emrat e të cilëve mund ti shihni në vijim: Riste JANKOV (Rabotniçki), Filip TRAJÇEVSKI (Struga Trim Lum), Bllagojçe IVANOV (Sileksi), Hristijan STEVKOVSKI (Skopje), Vane JOVANOV (A. Pandev), Todor TODOROVSKI (Vardari), Filip TRAJANOVSKI (Oddevold – Suedi), Esmin LIÇINA (Skopje), Agron RUFATI (Istra 1961 – Kroaci), Denis STOSHIQ (Shpiellberg 1920 – Gjermani), Nehar SADIKI (Admira Vaker – Austri), Enis FAZLAGIÇ (Zhilina – Sllovaki), Stefan BOGDANOVSKI (skf Sered – Sllovaki), Anes OSMANOVSKI (Unterhaking – Gjermani), Benjamin MUSTAFIQ (Teplice – Çeki), Martin STOJANOV (Kit Go), Kristijan TRAPANOVSKI (Viktoria Zhizhkov – Çeki), Nikolla BOGDANOVSKI (Bezhanija – Serbi), Tomçe GORZDANOVSKI (Trençin – Sllovaki), Ivan ANDONOVSKI (Vernamo – Suedi), Filip ANTOVSKI (Vardari), Mario KRSTOVSKI (A. Pandev), Bojan KOLEVSKI (Borec), Darko ÇURLINOV (Këlln – Gjermani), Erdon DACI (Konjaspor – Turqi).

Leave a Reply