Derbi ndeshja e javës së 15-të në Premierligë midis Mançester Junajtedit dhe Arsenalit pas 45 minutave të para është mbyllur me barazimin 1:1, njofton ‘infOSport.mk’. Ishte skuadra e Unaj Emerit, ajo e cila avansoi e para në këtë përballje falë golit të shënuar nga ana e futbollistit shqiptarë, Shkodran Mustafi. Mbrojtësi me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë goditi me kokë, ndërsa i ndihmuar nga ana e De Geas, në minutën e 26-të kaloi në epërsi ‘topçinjtë’.
Për Mustafin ishte ky goli i dytë sezonal, pas atij ndaj Kardifit në fillim të muajit shtator, ndërkohë për barazim të rezultatit në këtë përballje, u përkujdes Martial, i cili në minutën e 30-të u tregua më i gjindshëm para zonës kundërshtare, duke shnëuar golin e parë në rrjetën e gjermanit, Leno.