Ish lojtari i FC Shkupit merr drejtimin e Pobedës

Drejtuesit e Pobedës pas serisë së rezultateve të dobëta vendosën të shkarkojnë trajnerin aktual, Toni Meglenski, i cili në 4 ndeshjet e fundit me skuadrën e tij regjistroi 4 disfata. Ishte kjo edhe arsyeja kryesore e këtij vendimi, ndërsa vendin e tij do ta marrë drejtori aktual sportiv i skuadrës nga Prilepi, Jane Nikoloski, një emër i njohur për futbollin vendor, duke pasur parasysh se ishte pjesë e asaj gjenerate të artë të ish Sloga Jugomagnatit, tashmë FC Shkupit.

Pobeda në 4 ndeshjet e fundit humbi nga Vardari, Shkëndija, Akademia Pandevi dhe Renova.

Emërimi i Nikoloskit në këto momente është edhe zgjidhja më e mirë, edhe pse i njëjti nuk pritet që të qëndrojë edhe për pjesën e dytë të sezonit, pasi dëshira e drejtuesve të Pobedës, është që Nikoloski të vazhdojë me profesionin e tij, si drejtor sportiv, edhe pse i njëjti nuk do ta kishte problem të bëjë edhe rolin e trajnerit, duke pasur parasysh se kishte provuar veten si trajneri i Horizont Turnovës.

 

 

Leave a Reply