Besar Iseni, si duket ka lënë pas dëmtimin që e mbajti atë për një kohë të gjatë jashtë fushave të futbollit, njofton ‘infOSport.mk’. Mesfushori shkupjan që mbron ngjyrat e Vardarit, sot realizoi një super gol në fitoren 3:0 të skuadrës së tij ndaj Pobedës. Iseni golin e tij të parë të këtij sezoni e realizoi në minutën e 70-të, vetëm 6 minuta pasi ishte inkuadruar në lojë në vend të brazilianit Xhufo.
Super goli i Besar Isenit ndaj Pobedes
Super goli i Besar Isenit ndaj Pobedes VARDARI – POBEDA 3:0(B. Iseni 70')
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 28 ноември 2018 г.
Ndryshe ishte kjo ndeshja e dytë për Isenin, pasi 12 minutat e para i kishte luajtur në ndeshjen ndaj Rabotniçkit, kur në lojë ishte inkuadruar vetëm në minutën e 78-të.
Vardari avanson ndaj PobedësVARDARI – POBEDA 1:0(V. Brdarovski 29')
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 28 ноември 2018 г.
Përveç Isenit ndaj Pobedës dy gola të tjerë për Vardarin i realizuan edhe Vladica Brdarovski (29’) dhe Jovan Popzlatanov.
VARDARI DYFISHON REZULTATIN NDAJ POBEDES
VARDARI DYFISHON NDAJ POBEDESVARDARI – POBEDA 2:0(J. Popzlatanov 67')
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 28 ноември 2018 г.
Me këtë fitore Vardari tashmë numëron 34 pikë, duke iu afruar Shkëndijës sërish në vetëm tre pikë, kjo shkaku i disfatës së skuadrës tetovare në përballjen ndaj Akademia Pandev.
Ndryshe vlen të ceket se përveç Besar Isenit, në këtë ndeshje te Vardari u paraqitën edhe dy futbollistët e talentuar shqiptarë, Jakup Berisha dhe Xhemal Ibishi, që të dy titullarë.