Ylli i Mançester Junajtedit, Zllatan Ibrahimoviç do të jetë vetëm spektaktor në finalen e madhe të Liga Evropës, që skuadra e tij do të luaj ndaj Ajaksit. Ibra ka publikuar një fotografi në instagramin e tij, duke shprehur dëshirën për të luajtur në finale, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi stafi mjeksor nuk do të merr përgjegjësi për një rrezik të atij lloji.
Reprezentuesi i Suedisë operimin e kaloi me sukses, mirëpo i duhet ende pushim për një rikuperim të plotë. Në këtë situatë, Ibrahimoviç do udhëtoj për në Stokholm ku do të luhet finalja e Liga Evropës ndërmjet Junajtedit dhe Ajaksit, për t’i dhënë vetëm mbështetje morale skuadrës së tij.
Finalja e Liga Evropës luhet me 24 maj.