Java e 17-të në elitën e futbollit vendor do të dhurojë derbin shqiptarë midis FC Shkupit dhe Renovës. Kalendari i ndeshjeve të Ligës së Parë deshir që kjo ndeshje të zhvillohet pikërisht në ditën e flamurit në stadiumin e Çairit, aty ku grupi i tifozëve ‘Shevrecrat’ pritet të dhurojnë spektakël.
Edhe pse është ditë pune, në këtë ndeshje pritet të ketë shumë tifoz, ndërsa kjo me siguri se do të jetë një ndihmë shtesë për skuadrën vendase të FC Shkupit, që është në kërkim të fitores së 6-të sezonale, ndërsa gjithashtu edhe në tentativë për të parakaluar Renovën në renditje.
Ndeshja FC Shkupi – Renova starton në ora 13:00.