Shkëndija ka shënuar edhe fitoren e 7-të me rradhë, duke mundur rivalin e papërshtatshëm, Pobedën, skuadër kjo që është e vetmja që i ka shkaktuar disfatë skuadrës kampione në fuqi në këto 16 javë të para, njofton ‘infOSport.mk’. Shkëndija shënoi fitore 2:0, duke iu hakmarrë për disfatën identike në Tetovë me 26 shtator të këtij viti.
Skuadra e Qatip Osmanit ishte kundërshtarë më i mirë në fushë, ndërsa të dy golat erdhën vetëm në pjesën e dytë, më saktësisht në çerekun e fundit të ndeshjes.
Shkëndija avanson ndaj Pobedës
GOOOOOOOOOOOOOOOLShkëndija avanson ndaj PobedësPOBEDA – SHKËNDIJA 0:1(E. Bejtullai 75')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 25 ноември 2018 г.
Mbrojtësi Egzon Bejtullai me kokë në minutën e 75-të shënoi golin e parë në rrjetën e vendasve të Pobedës, të cilët në tentativë për të gjetur golin e barazimit, dy minuta para fundit të takimit pësuan edhe golin e dytë.
Burhan Mustafov ishte shumë pranë golit të barazimit, mirëpo goditja e tij nga distanca në minutën e 87-të përfundoi vetëm në shtyllë, që më pas në aksionin e rradhës, Shkëndija të shënojë edhe golin e sigurisë me anë të Izair Eminit, i cili në maksimum shfrytëzoi harkimin nga e djathta të Mevlan Muratit.
Mbyllet ndeshja në Strumicë, Emini shënon golin e dytë për Shkëndijën
Emini shënon golin e dytë për ShkëndijënPOBEDA – SHKËNDIJA 0:2(I. Emini 88')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 25 ноември 2018 г.
Shkëndija pas 16 xhirove numëron 37 pikë, 6 më shumë se Vardari, që në transfertë iu gëzua fitores minimale 0:1 ndaj Sileksit, ndërkohë Pobeda tashmë renditet në pozitën e 7-të me 17 pikë.