Ndeshja që pritej të ishte spektakël dhe festë e fundjavës në Buenos Aires, u shndërua në kaos. Përballja e kthimit ndërmjet River Plates dhe Boka Juniorsit në finale e Kopa Libertadores është shtyrë për orar të pacaktuar për shkak se disa tifozë sulmuan autobusin e lojtarëve.
Numri një i Boka Juniorsit është thirrur sërish në mbledhje me përfaqësueses të FIFA-s dhe CONMEBOL. Sipas informacioneve jozyrtare, shtyrje të takimit më nuk do të ketë dhe përballja do të nis nga ora 23:30.