FC Shkupi të dielën në Çair do të mirëpret Bellasicën, skuadër kjo që të enjtën në Strumicë mundi Renovën me rezultatin 3:1, njofton ‘infOSport.mk’. Në prag të këtij takimi për faqen zyrtare ka folur mbrojtësi i ri i ‘bardheklatërve’, Besir Ramadani, i cili pas 8 ndeshjeve u rikthye të luajë në ndeshjen e fundit ndaj Makedonija Gj.P, në të cilën skuadra nga Çairi nxorri një barazim 2:2.
‘Mendojë se në përballjen e fundit, ndaj Makedonija Gj.P, shënuam një rezultat pozitiv dhe na ndanin minutat deri te fitorja e parë në transfertë. Është e vërtetë që gjatë kohë nuk kemi marë pikë në transfertë, andaj edhe një pikë, në vend të 3 pikëve, është sërish rezultat pozitiv, duke marë parasysh faktin se në pjesën e dytë ishim me një futbollist më pak në terren, pas largimit të Zangos me karton të kuq. Andaj besoj se kjo është vetëm nisma e rezultateve pozitive. Pasi që në ndeshjen e fundit në Çair, mundëm Vardarin, shpresoj se të njëjtën gjë të bëjmë edhe ndaj Bellasicës dhe së bashku me “Shvercerët” ti gëzohemi 3 pikëve të reja, me të cilat do të ngjitemi më lartë në tabelën e klasifikimit,’ – tha mes tjerash Besir Ramadani.
Ndeshja FC Shkupi – Bellasica në program është nesër me fillim në ora 13:00.