Kozhuvi i Emir Skenderit ka mundur Borecin të Burhan Mustafës dhe Leonard Kallabës me rezultatin 2:1, duke i shkaktuar në këtë mënyrë disfatën e parë Borecit gjatë këtij sezoni, njofton ‘infOSport.mk’.
Marjan Ristovski me golat e shënuar në minutat (63’, 71’) ishte më i merituari për këtë fitore të Kozhuvit, ndërsa golin e vetëm për skuadrën e Borecit në këtë ndeshje e realizoi Simeon Hristov në minutën e 77-të nga pika e bardhë.
Kozhuvi në këtë mënyrë iu hakmorë Borecit për atë disfatë të parë në ndeshjen e zhvilluar në Veles.
Derbi tjetër midis Bregallnicës dhe Tikveshit u mbyll me barazimin 1:1. Në këtë mënyrë Tikveshi tashmë mbetet skuadra e vetme që nuk ka pësuar disfatë këtë edicion në Ligën e Dytë – Lindje, ku duhet të zhvillojë edhe një ndeshje, atë kundër kampionit vjeshtorë, Borecit.
Fitoren më të thellë të kësaj jave e realizoi Kit Go, që si vendas me rezultatin 4:0 mundi Detonit Juniorin, ndërsa fitoreve si vendas iu gëzuan edhe Vardar Negotino dhe Plaçkovica. Këta të fundit me rezultatin 2:0 mundën Partizan Obrshanin, teksa Vardar Negotino me rezultatin 3:1 shënoi fitore ndaj Sasa-s.
LDFM – Lindje, Java XIV | ||
Bregallnica | 1 : 1 | Tikveshi |
Kit Go | 4 : 0 | Detonit J. |
Kozhuvi | 2 : 1 | Boreci |
Plaçkovica | 2 : 0 | Partizan O. |
Vardar N. | 3 : 1 | Sasa |