Ismaili i Pelisterit flet për ndeshjen ndaj Teteksit

Ysni Ismaili është një futbollistë shumë i ri në moshë, mirëpo me kualitetin dhe grindën që posedon ky futbollistë shumë shpejtë u shndërrua në një titullarë te skuadra e Pelisterit, shkruan ‘infOSport.mk’. Kjo skuadër në kuadër të javës së 14-të, javës së fundit të stinorit vjeshtor në Manastir do të mirëpret Teteksin, nga e cila ndeshje futbollisti shqiptarë shpreson që skuadra e tij në fund do dale fituese.

‘Jemi përgatitur shumë mirë për këtë ndeshje. Ndaj Teteksit mendojmë vetëm për të fituar dhe për të marrë tre pikët e plota, me qëllim që të mbyllim gjysmësezonin me fitore’ – tha futbollisti shqiptarë i Pelisterit, Ysni Ismaili, i cili njëherit është edhe pjesë e Kombëtares U17 të Shqipërisë.

Ai  gjatë muajit tetor të këtij viti u grumbullua nga ana e seleksionuesit shqiptarë, Xhemal Mustadanagiç për ndeshjet kualifikuese ndaj Norvegjië, Skocië dhe Azerbajxhanit.

‘Jam shumë i lumtur që isha pjesë e Kombëtares shqiptare U17, me të cilën i luajta të gjitha ndeshjet. Shpresoj që të marrë ftesë sërish, pasi vërtetë është nder të bartësh fanellën ‘kuqezi’’ – u shpreh Ismaili.

16-vjeçari Ismaili falë talentit të tij, ai nga kategoria e kadetëve u rekomandua në ekipin e parë të Pelisterit, ku tashmë bënë pjesë edhe një shqiptarë tjetër Arijan Selmani. Që të dy janë të gatshëm për të dhënë më të mirën edhe në ndeshjen e nesërme ndaj Teteksit, në të cilën Pelisteri shpreson të marrë fitoren e 5-të sezonale.

Leave a Reply