E shtuna në futbollin vendor sjellë ndeshjet e javës së 14-të, javës së fundit në Ligën e Dytë – Perëndim, me të cilat ul siparin stinori vjeshtor, njofton ‘infOSport.mk’. Kryendeshja e javës është ajo midis Gostivarit dhe Struga Trim Lum, skuadër kjo që me një rezultat pozitiv shpreson të mbyll këtë gjysëmsezon, që do ju mundësonte atyre të ruajnë pozitën e parë në tabelë.
Vëllazërimi i Kërçovës do të mirëpret Skopjen, Pelisteri në Manastir do të luaj ndaj Teteksit, në një ndeshje mes dy skuadrave që në të kaluarën kanë fituar edhe Kupën e Maqedonisë, ndërkohë në Dibër, Korabi me përkrahjen e plotë të tifozëve të saj, dëshiron që me fitore të përshëndetet me ata. Skuadra e trajnerit Mensur Nexhipi nesër në terren vendas do të mirëpret skuadrën e Genç Kalemler, ndërkohë java e 14-të mbyllet të dielën me ndeshjen midis Labunishtës dhe Goblen Junior.
LDFM – Perëndim, Java XIV | ||
Korabi | 24.11. 13:00 | Genç Kalemler |
Gostivari | 24.11. 13:00 | Struga Trim & Lum |
Pelisteri | 24.11. 13:00 | Teteksi |
Vëllazërimi | 24.11. 13:00 | Skopje |
Labunishta | 25.11. 13:00 | Goblen J. |