Shkëndija e mbyll me ‘manita’, Shkupi me barazim, Renova me disfatë

Shkëndija e ka mbyllur me ‘manita’ ndeshjen ndaj Sileksit e vlefshme për javën e 15-të, duke vazhduar në këtë mënyrë pa gabime fazën e dytë të ndeshjeve në elitën e futbollit vendor, njofton ‘infOSport.mk’. Skuadra kampione në fuqi mundi Sileksin me rezultatin e thellë 5:0, duke thelluar diferencën në pikë ndaj përndjekësit  më të afërt Vardarit, që në ndeshjen derbi të kësaj jave u mund në terren vendas nga Rabotniçki (0:1). Golin e vetëm për ‘romantikët’ në këtë ndeshje e realizoi Oliver Peev në minutën e 56-të.

Një super ndeshje u zhvillua në lagjen e Gjorçe Petrovit, aty ku vendasit e Makedonija GJ.P dhe FC Shkupit barazuan me rezultatin 2:2. Vlen të ceket se tërë 45 minutat e dyta skuadra nga Çairi i zhvilloi me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit të mbrojtësit të krahut të djathtë, Zango.

Ndërkohë dy skuadrat nga Strumica, Akademia Pandevi dhe Bellasica, shfrytëzuan në maksimum terrenin vendas duke shënuar fitore ndaj Pobedës (2:1), gjegjësisht Renovës (3:1).

LPFM, Java XV
A. Pandev 2 – 1 Pobeda
Bellasica 3 – 1 Renova 
Makedonija Gj.P 2 – 2 Shkupi 
Shkëndija 5 – 0 Sileksi
Vardari 0 – 1 Rabotniçki

Leave a Reply