Prokuroria e përgjithshme e Brazilit ka konfiskuar 3 automjete, që janë në pronësi të familjes së futbollistit legjendar Ronaldinjos dhe vëllait të tij. Sipas informacioneve të ‘Globo Esporte’ Ronaldinjos i janë marrë dy automjete të markës BMW dhe një Mercedes.
Është konfiskuar gjithashtu edhe një pikturë e artistit të njohur, Andre Berardo. Që të gjitha këto janë marrë si garancion për pagesën e gjobës së shqiptuar prej dy milion euro gjatë vitit 2015-të për shkak se nuk kishin respektuar ligjet për prishje të ambientit jetësor.
Ish futbollisti i njohur i Kombëtares së Brazilit kishte ndërtuar një depo për peshq në një vend të ndaluar. Për shkak se Ronaldinjo nuk e kishte paguar dënimin, kishte sjellë edhe deri te ky vendim i Prokurorisë.
Recebendo o carinho da gurizada aqui em Frankfurt antes do jogo de amanhã! 🤙🏾 🇩🇪
Публикувахте от Ronaldinho Gaúcho в Петък, 16 ноември 2018 г.