Kosova me sulmin më të mirë në Ligën e Kombeve

Me ndeshjet e së martës edhe zyrtarisht u mbyll edicioni i parë i Ligës së Kombeve, kompeticion ky më i ri nga ana e UEFA-s, ku Maqedonia dhe Kosova vazhdojnë ëndërrën e tyre për të qenë pjesë e një evenimenti të madh futbollistik, siç është Europiani i vitit 2020, njofton ‘infOSport.mk’.

Fati deshi që këto dy përfaqësuese të takohen në gjysmëfinale, pasi ndeshjet e tyre në fazën në grupe i mbyllën në pozitat e para. Maqedonia në 6 ndeshje në kuadër të grupit 4 të Ligës D tuboi 15 pikë, një më shumë se Kosova, e cila në anën tjetër ka shënuar një gol më shumë se maqedonasit, duke u konfirmuar si skuadra me më shumë gola të shënuar në fazën e grupeve.

Shijojeni spektaklin dhe golat e Kosovës ndaj Azerbejxhanit

Shijojeni spektaklin dhe golat e Kosovës ndaj AzerbejxhanitKOSOVA – AZERBEJXHANI 4:0(A. Zeneli 2', 50', 76', A. Rahmani 61')

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 20 ноември 2018 г.

Nga gjithsej 15 golat e shënuar, 9 prej tyre Kosova i realizoi në dy ndeshjet e fundit, falë fitoreve ndaj Maltës 5:0 në transfertë dhe së fundmi ndaj Azerbejxhanit 4:0 në Prishtinë.

Në këtë mënyrë Kosova kryeson renditjen si skuadra me më shumë gola (15), duke lënë pas vetes kombëtaret si Armeninë, Maqedoninë dhe Zvicrën me nga 14 gola të shënuar, dhe Spanjën me 12 gola, transmeton ‘infOSport.mk’.

Ndryshe në total në ndeshjet e Ligës së Kombeve janë realizuar 333 gola, apo nga 2.41 gol për ndeshje.

 

 

Leave a Reply