Balaj i rikthen buzëqeshjen Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur me fitore vitin 2018-të, duke rikthyer në një farë mënyre buzëqeshjen tek gjithë shqiptarët. Skuadra e seleksionuesit Kristian Panuçi sonte në ‘Elbasan Arena’ mundi Uellsin në një ndeshje miqësore, në të cilën ‘kuqezinjtë’ iu falën golit të Bekim Balajt nga pika e bardhë në minutën e 58-të. Kjo fitore sadopak ka bërë që futbollistët ‘kuqezi’ të harrojnë shumë shpejtë disfatën e para ca ditëve ndaj Skocisë (0:4).

Ndryshe për Shqipërinë, ishte kjo vetëm fitorja e dytë brenda këtij viti, nga gjithsej 9 ndeshje, ku ka regjistruar edhe një barazim (ndaj Jordanisë 0:0) dhe 6 disfata.

Goli i Bekim Balajt, Shqipëria mund Uellsin e Garet Bejll

Goli i Bekim Balajt nga pika e bardhë, Shqipëria buzëqesh ndaj Uellsit të Garet BejllNdeshje miqësoreSHQIPËRIA – UELLSI 1:0(B. Balaj 58')

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 20 ноември 2018 г.

Leave a Reply