Futbollisti tetovar, Izair Emini është shpallur kampion me skuadrën e KF Kukësit në Superligën shqiptare. Kukësi siguroi titullin e Kampionit, pas fitores me rezultat 2:0 ndaj Skenderbeut.
Dy golat për fitorën e Kukësit i realizoi Pero Pejiç në minutat 47-të dhe 90-të. Vlenë të kujtojmë që Skenderbeu këtë takim e mbylli me 9 lojtar në fushë, pasi në minutën e 11-të Mici u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa më vonë në të 55-të nga loja u përjashtua edhe Osmani.
Kukësi siguroi titullin e Kampionit një xhiro parafundit, pasi kryeson renditjen me 75 pikë, 4 më shumë se Skenderbeu që ndodhet në vendin edytë.
Kujtojmë që ky është titulli i parë që fiton Kukësi në historikun e tyre.
Ndërkohë, Izair Emini këtë sezon ka shënuar 8 gola në 29 paraqitje me fanellën e Kukësit./“InfOSport.mk”