Milani nuk po kalon momente të mira në ‘Serie A’ me Gatuzon në krye, ndërsa drejtuesit e Milanit po mendojnë për pasuesin e tij. Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, së fundmi në pistë është shfaqur trajneri aktual i Atalantës, Xhian Piero Gasperini, i cili në të kaluarën gjithashtu kishte udhëhequr edhe skuadrën tjetër nga Milano, Interin.
Sipas “Tuttomercato”, Gasperini është kontaktuar në mënyrë informale për të pyetur nëse ai do të ishte i gatshëm për të marrë drejtimin e ‘rossonerëve’.
Pikërisht disfata nga Milani në gushtin e vitit 2011-të në finalen e Kupës së Italisë, kishte bërë që Gasperini të shkarkohej nga posti i trajnerit të Interit, me të cilën skuadër kishte regjistruar vetëm një barazim dhe katër disfata në të gjithë kompeticionet.
Për strategun 60-vjeçar, do të ishte kjo një detyrë shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh se njihet për sjelljen e talenteve përmes akademisë së të rinjve, e që realisht te Milani nuk mungojnë.