ZYRTARE, Ismet Munishi rikthehet te Vëllaznimi i Gjakovës

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi është emëruar trajner i ri i skuadrës gjakovare të Vëllaznimit, duke zëvendësuar në këtë post Gani Sjediun.

Për Munishin ky do të jetë një tjetër rikthim në ‘shtëpinë e vjetër’, derisa edicionin e kaluar kishte udhëhequr gjakovarët në pjesën vjeshtore të kampionatit në Superligë.

Munishi është zyrtarizuar menjëherë pas ndeshjes të cilën Vëllaznimi e triumfoi përballë Istogut në shtëpi (4:1).

“Sot në zyret e klubit të Vëllaznimit, kryetari Agim Cana ka arritur marrëveshje me Ismet Munishin që të jetë Kryetrajner i KF Vëllaznimit”, – ka njoftuar klubi gjakovar.

Për Munishin kjo do të jetë hera e dytë brenda këtij edicioni që do të drejtojë një skuadër nga Liga e Parë e Kosovës, duke pasur parasysh se ai e kishte nisur me Besën e Pejës, te e cila skuadër qëndroi vetëm për 5 javë.

Leave a Reply