Sahiti lë pas lëndimin, luan nesër ndaj Shkëndijës!

Futbollisti i Rabotniçkit, Suad Sahiti, ka lënë pas lëndimin dhe do të jetë në dispozicionin e trajnerit Viktort Trenevski për duelin me Shkëndijën. Sahiti është rikuperuar plotësisht nga lëndimi që vuante në thembër dhe ndjehet i gatshëm të rikthehet në fushë, ku mungoi rreth 1 muaji.

“Pas një muaji jam rikthyer dhe jam duke zhvilluar stërvitjet së bashku me ekipin. Jam i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Shkëndijës dhe për dy ndeshjet e fundit të kampionatit. Do të jem në dispozicon t’i ndihmojë skuadrës në këto përballjet e fundit dhe shpresojmë sa ma shpejt të arrijmë objektivin tonë që është dalja në Evropë”, është shprehur Sahiti për “InfOSport.mk”.

Kujtojmë që kosovari u lëndua në ndeshjen me Bregallnicën të xhiros së 27-të të elitës së futbollit vendor, ndërsa gjatë kësaj periudhe ishte jasht fushave, ku mosprania e tij vërehej në lojën e “Romantikëve”.  Numri 7-të i Rabotniçkit këtë sezon ka shënuar 7 gola./“InfOSport.mk”

Leave a Reply