Është mbyllur 45 minutëshi i parë me shifra 0:2 i ndeshjes Shqipëri-Skoci që po zhvillohet në “Loro Boriçi” të Shkodrës në kuadër të grupeve në Ligën e Kombeve. Një sfidë katastrofale për “kuqezinjtë”, ku përveç dy golave që u ndëshkuan nga mysafirët skocez me Fraser në të 14-tën dhe Fletçer në të 45-tën, Shqipëria mbeti edhe me një lojtar më pak në fushë, pasi Mavraj në të 23-tën u largua nga loja me karton të kuq.
Një sfidë tejet e keqe për Kombëtaren, ndërsa në fraksionin e dytë mbetet të shihet se çfarë do të ndodh, por me shumë pak shpresa për “kuqezinjtë” që janë në numër të reduktuar edhe në fushë përballë kundërsharëve që janë në avantazh prej dy golave./InfOSport.mk