Po afron derbi i madh i futsalit, Velesi – Shkupi, ja çfarë thotë kapiteni Fazliu

E shtuna në elitën e futsalit vendor, sjellë derbin e madh midis Velesit dhe Futsal Shkupit, njofton ‘infOSport.mk’. Është kjo pa dyshim ndeshja e sezonit, e cila edicionin e kaluar vendosi edhe rreth titullit të kampionit. Megjithatë tashmë është kjo vetëm ndeshja e dytë dhe deri në mbyllje të kampionatit ka edhe shumë për tu zhvilluar, me Futsal Shkupin që e sheh veten me 5 pikë epërsi ndaj rivalit të madh.

‘Do të jetë një ndeshje e vështirë, megjithatë pikërisht në ndeshje të këtilla neve duhet të dëshmojmë se me meritë jemi të parët në renditje. Do ta kënaqte edhe një barazim, mirëpo pse jo edhe fitorja, e cila do na afronte edhe më shumë drejt qëllimit tonë final, e ai është titulli kampion’ – tha enkas për ‘infOSport.mk’ një ndër lojtarët e gjeneratës së parë të Futsal Shkupit, Arsim Fazlilu.

Rikujtojmë Futsal Shkupi në ndeshjen e parë të zhvilluar në kryeqendrën tonë kishte dalë fitues me rezultatin 8:5, ndërsa gjithashtu kishte mundur  Velesin me rezultatin 5:3 në finalen e turneut ndërkombëtarë “Trofeu i Maqedonisë” që u mbajt në Shkup për nder të Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë – 8 shtatori.

Ndeshja Velesi – Futsal Shkupi starton në ora 17:00.

Leave a Reply