Boreci i Mustafës dhe Kallabës nuk ndalet, mund edhe Bregallnicën, fiton edhe Kozhuvi i Skenderit

Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 13-të në Ligën e Dytë – Lindje, aty ku Boreci doli të jetë fitues i derbi ndeshjes ndaj Bregallnicës me rezultatin 3:2, njofton ‘infOSport.mk’. Fitoren skuadra kryesuese e siguroi që në pjesën e parë, më saktësisht në dy minutat e fundit, kur fillimisht Kristijan Nikollovski në minutën e 43-të shënoi për 1:0, ndërsa në minutën e 45-të Toni Mirçevski, bëri që Boreci në pushim të shkojë me dy gola epërsi.

Shpresat e mysafirëve nga Shtipi i riktheu Kristijan Velinovski me golin e realizuar në minutën e 52-të, kur ngushtoi epërsinë në 2:1, ndërkohë nuk vonoi shumë dhe Robert Kocev në të 60-tën sërish riktheu epërsinë prej dy golave për vendasit. Gjithçka që mundën të bëjnë mysafirët ishte goli i veteranit Riste Naumov në minutën e 87-të, që në fund velu vetëm për statistikë.

Një fitore shumë të rëndësishme arriti edhe Tikveshi që në terren vendas me rezultatin minimal 1:0 mundi Kit Go. Metodija Delov (65’) ishte autori i golit të vlefshëm 3 pikë për skuadrën nga Kavadari, që në këtë mënyrë vazhdon të jetë në ndjekje të Borecit, ndaj së cilës skuadër do të duhet të zhvillojë edhe ndeshjen e mbetur.

Me po të njëjtin rezultat (1:0) fitore, por si mysafir arriti edhe Kozhuvi që falë golit të Lazar Peev (36’) mundi Partizan Obrshanin, ndërkohë ndeshja në Kamenicë midis Sasa-s dhe Plaçkovicës u mbyll me barazim pa gola.

LDFM – Lindje, Java 13
Boreci 3 – 2 Bregallnica
Detonit J. Vardari
Partizan O. 0 – 1 Kozhuvi
Sasa 0 – 0 Plaçkovica
Tikveshi 1 – 0 Kit Go

Leave a Reply